MENU
klinika

"E rëndësishme është që..."

Do krijojë parti të re? Rudina Hajdari zbulon detajet

20.07.2019 - 21:11

Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, në një intervistë për Zërin e Amerikës, tha se ajo vazhdon të qëndrojë në Parlament pasi nuk mund të shkojë kundër rrymës perëndimore.

Shumë shpejt duhet ta fusim vendin në shina për të hapur negociatat dhe për të ngritur institucionet e reja të drejtësisë. Duhet të fillojmë edhe me reformën zgjedhore që do të zgjidhte krizën politike.

Unë zgjodha të qëndroj në parlament, pasi vendimi i PD-së për të djegur mandatet ishte antishqiptar, pasi bllokonte reformën në drejtësi.

Kjo solli një shkatërrim në imazhin e Shqipërisë. Qeveria ndodhet në një situatë jashtë horizontit demokratik.

Kjo qeveri po vijon që të bjerë, opozita bëri vetëm një gabim, që doli jashtë institucioneve. Unë nuk kam asgjë me opozitën, por nuk mund të shkoj kundër rrymës perëndimore”, tha ajo.

E pyetur nëse do të krijojë një parti të re, Hajdari u shpreh se ndodhet në një situatë të vështirë dhe se Shqipëria ka nevojë për një frymë të re politike.

Për të ardhmen time do të vendosin shqiptarët, ata e kanë në dorë, por e rëndësishme është që të marr vendimet e duhura. Gjithsesi, ndodhem në një situatë të vështirë, Shqipëria ka nevojë për një frymë të re politike”, u shpreh Hajdari.