MENU
klinika

Çfarë po ndodh?

Situatë e tensionuar në Astir/ Forca të shumta policie prezente!

21.07.2019 - 20:40

Banorët e Unazës së Re vijojnë me protestat për mbrojtjen e banesave të tyre, tashmë prej disa muajve.

Situata këtë pasdite është e tensionuar pas prezencës së shtuar të forcave të policisë, çka ka bërë që banorët të dalin të përgatitur në rrugë.

Mësohet se banorët kanë ndezur zjarr e kanë grumbulluar gurë.

Sipas ish-deputetit të PD-së, Klevis Balliu në vendngjarje ndodhen edhe FNSH-të.

Po ashtu raportohet se në mbështetje të banorëve përveç Balliut janë edhe dy ish deputetët e LSI-së, Petrit Vasili e Endrit Braimllari.