Gazetarja e njohur sportive, Ilda Bejleri kemi vënë re që gjithnjë ka qenë e komentuar më së shumti për pamjen e saj të jashtme sesa për anën profesionale.
Së fundmi ka nisur pushimet në Mykonos dhe ka ndarë me ndjekësit në profilin e saj në Instagram disa foto nga pushimet luksoze, ku ka mbërritur me helikopter privat.
Jeta e shtrenjtë e Ildës i ka bërë përshtypje të gjithëve e sigurisht edhe ndjekësve të saj dhe në Instastory dikush e ka pyetur në lidhje me rrogën si gazetare.
“Si arrin të blesh Rolex me rrogë gazetarie?”, e pyet ndjekësi, të cilit Ilda ja ka sqaruar publikisht se si i mbulon shpenzimet e saj.
“Sqarim: fakti që jam gazetare dhe padyshim paguhem shumë mirë, nuk do të thotë që nuk kam të ardhura familjare, për më tepër që gjyshja ime vjen nga një familje e vjetër “tironce” shumë e njohur e me tradita. Ps. Hera e parë që shpjegoj kaq shumë,”- shkruan moderatorja në Instastory, ku ka pozuar me orën e saj “Rolex” në dorë.
Eh moj Ilda, lum ti për gjyshen që paske pasur…