MENU
klinika

"Mbajmë Greqinë në këmbë dhe..."

Greqi/ Qeveria e Mitsotakis merr besimin nga Parlamenti

23.07.2019 - 12:04

Me 158 vota pro, qeveria greke e Kyriakos Mitsotakis ka marrë besimin nga Parlamenti grek.

Kyriakos Mitsotakis, udhëheqës i Demokracisë së Re, ka premtuar të ringjallë ekonominë e vendit të mbytur nga masat shtrënguese.

“Në gjashtë muajt e parë të vitit 2015, kemi pasur një kombinim të pamundësisë, arrogancës dhe injorancës së institucioneve evropiane.

Ata e hodhën Greqinë në humnerë dhe i bënë bankat të dështojnë.

Demokracia e Re është këtu për të mbajtur Greqinë në këmbë dhe në Evropë “, tha ai ndër të tjera.