MENU
klinika

Paralajmërimet e FBI-së

Rusët të vendosur për ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane

23.07.2019 - 17:53

Rusia është e vendosur të ndërhyjë në zgjedhjet e SHBA-së, pavarësisht sanksioneve dhe përpjekjeve të tjera për të penguar Moskën, tha të martën, drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), Christopher Wray.

“Absolutisht, rusët përpiqen të ndërhyjnë në zgjedhjet tona”, tha Wray, gjatë një seance dëgjimore të Komisionit për Gjyqësi të Senatit.

Wray dëshmoi në një seancë mbikëqyrëse, një ditë para se Robert Mueller, ish-këshilltar special, të dëshmojë publikisht përpara Kongresit për hetimin e tij dy-vjeçar të ndërhyrjes së Rusisë për të ndikuar në garën presidenciale të 2016-s.

“Gjithçka që kemi bërë kundër Rusisë, a nuk e ka penguar atë mjaftueshëm?”, pyeti senatori, Lindsey Graham, kryetar i Komitetit të Senatit.

“Pikëpamja ime është se derisa ata të ndalen, nuk janë penguar mjaftueshëm”, tha shefi i FBI, Christopher Wray.

Këshilltari special Robert Mueller do të dëshmojë përpara Kongresit për gjetjet e hetimit lidhur me Rusinë më 24 korrik, një javë më vonë seç ishte planifikuar fillimisht.

Mueller ishte planifikuar të raportonte mbi hetimin për ndërhyrjen e zgjedhjeve ruse dhe lidhjet midis Rusisë dhe fushatës së Donald Trump më 17 korrik. Por ligjvënësit në të dyja palët u ankuan se kohëzgjatja e shkurtër e seancave nuk do të lejonte kohë të mjaftueshme për të gjithë anëtarët për të bërë pyetje.

Sipas marrëveshjes së re, Mueller do të dëshmojë për një periudhë të zgjatur kohore, tre orë në vend të dy, përpara komisionit gjyqësor. Ai pastaj do të dëshmojë përpara komisionit të inteligjencës në një seancë të veçantë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Project Syndicate

Ku shkoi pushteti i Putinit?!