MENU
klinika

"Kemi marrëveshje për..."

Përplasjet te Teatri, Basha tregon lëvizjen e papritur

24.07.2019 - 12:06

Edhe krydemokrati Lulzim Basha ka dalë sot në mbështetje të artistëve dhe qytetarëve në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.

Bashkë me artistët në sallë ka hyrë edhe Basha, i cili deklaroi se PD-sa prej një muaji po negocion një marrëveshje me artistët për të gjetur një zgjidhje përfundimtare për Teatrin Kombëtar.

Përgatitja e marrëveshjes ka nisur para një muaji. Nesër do ta firmosim dhe do botohet e plotë. Nesër do keni edhe pikat e marrëveshjes. Aleanca për Teatrin e ka udhëhequr këtë protestë, ne do jemi në mbështetje të tyre”,- tha kryedemokrati.

Basha nuk i ka kursyer thumbat për Ramën, kur u shpreh se ndërsa ai preferon të rrijë me artistët, Rama zgjedh kriminelët.

Këta janë njerëzit me të cilët unë preferoj ta kaloj kohën, ndryshe nga ai që do ta shkatërrojë teatrin, që e kalon kohën me Ymer Lalën me Emiljano Shullazin, me Avdylajt. Ne do ta shporrim këtë klikë që do të pastrojë këtu paratë e drogës dhe t’i japë pjesën e tij Edi Ramës. Kam besim të madh se kjo është një ndarje më e thellë se ajo e 30 qershorit”,- tha Basha.