MENU
klinika

"Rigjenerimi i kontinentit"

Von der Leyen dhe Macron, plan të përbashkët për Evropën

24.07.2019 - 15:04

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka zgjedhur Parisin për vizitën e saj të parë zyrtare.

Ishte një mënyrë për të falenderuar Presidentin francez Emmanuel Macron, i cili e nominoi atë dhe për të treguar se ata kanë një aleancë të fortë.

Dreka e punës e organizuar të martën (23 korrik) në Elysée midis Macron dhe von der Leyen do të ketë përmbushur qëllimin e saj.

Pas drekës, të dy presidentët konfirmuan se Franca dhe Brukseli janë në të njëjtin drejtim kur bëhet fjalë për ‘rigjenerimin’ e Europës.

Pasardhësja e Jean-Claude Juncker nuk e fshehu këtë. Ajo falënderoi presidentin francez për mbështetjen e tij gjatë një fjalimi të shkurtër. “Udhëtimi im i parë është këtu, pastaj do të shkoj në Poloni dhe Kroaci”, tha von der Leyen.

“Unë do të doja të ju falënderoj për këtë mirëseardhje të ngrohtë dhe për mbështetjen tuaj gjatë ditëve dhe javëve të fundit,” tha ajo në fjalimin e saj të shkurtër për gazetarët francezë të mbledhur para Elysee.

“Ne të dy po punojmë për një Evropë ambicioze”, tha Ursula von der Leyen. “Kjo Europë duhet të afirmojë pozicionin e saj në botë. E di që ju jeni në anën time dhe ne tani do të punojmë së bashku”, vazhdoi ajo.

Macron gjithashtu shprehu kënaqësinë e tij dhe vuri në dukje çështjet që Europa duhet t’i adresojë. Këto përfshijnë klimën, mbrojtjen sociale dhe kufitare, si dhe mbrojtjen evropiane. “Për të gjitha çështjet që keni ngritur gjatë fjalimit tuaj, Franca është plotësisht e bashkuar”, shtoi presidenti francez.

Megjithëse ai nuk e përmendi, një tjetër çështje që duket se e plotëson Macron është respektimi i barazisë gjinore në pozicionet e larta evropiane. Dy nga vendet më të larta të BE-së tani i kanë femra: Presidente e Komisionit Europian von der Leyen dhe presidente e Bankës Qendrore Evropiane ndaj Christine Lagarde.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Presidentja e mundshme Komisionit Europian

“Marrëveshja e gjelbër”, premtimi i Ursula von der Leyen

Presidentja e re e Komisionit Europian

Gjermanët skeptikë për Ursula von der Leyen

Nominohet ministrja gjermane e mbrojtjes

Mikja e Merkel në krye të Komisionit Europian?