MENU
klinika

Detaje

“Toyota Yaris”/ Basha dëshmon sot para prokurorëve belgë

25.07.2019 - 08:33

Kryedemokrati Basha do të dëshmojë sot rreth orës 09:00 tek Krime e Rënda përballë prokurorëve belgë.

Basha, ka shprehur gatishmërinë e plotë të kontribuojë në hetimin e autoriteteve të drejtësisë belge për dosjen e njohur si “Toyota Yaris”, ku u kapën 3.4 milionë euro.

Kujtojmë se Basha ishte i pari që njoftoi për trafikimin e 3.4 milion euro nga foltorja e Parlamentit ndërsa lajmi nuk ishte bërë ende publik.

Kreu i PD-së akuzoi numrin dy të Partisë Socialiste, Taulant Balla se kishte lidhje me rrjetin që tentoi të fusë paratë.