MENU
klinika

Çfarë festojnë?

Sot, ditë e veçantë për familjen e kryeministrit Rama

25.07.2019 - 09:33

Dita e sotme për kryeministrin Rama është një ditë e veçantë.

Sot djali i tij, Zaho feston 5-vjetorin e lindjes.

Ishte 25 korriku 2014 kur Edi Rama, pasi kishte përfunduar një seancë të gjatë parlamentare një natë më parë, ishte nisur drejt Italisë, ku bashkëshortja e tij Linda Rama, po sillte në jetë djalin e tyre, Zahon.

Dhe gjithçka u mor vesh nga një postim i kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale, ku dora e vogël e Zahos ishte e vendosur mbi pëllëmbën e tij të madhe. Rreth dorës së vogël kishte një kordon ku shkruhej “Rama”.

Djali i tyre, erdhi në jetë katër vite pas martesës.