MENU
klinika

Konferenca

Kriza politike/ Zyrtari i OSBE: Të gatshëm për të ofruar…

25.07.2019 - 12:30

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Gremingeer është pritur sot në një takim zyrtar nga ministri i Jashtëm, Gent Cakaj.

Të dy kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp, ku Greminger u shpreh se Shqipëria duhet të tregojë rolin e vet dhe të dëshmojë se dialogu është zgjidhja më e mirë për konfliketet.

Shqipëria duhet të tregojë rolin e vet dhe duhet të dëshmojë se mënyra më e mirë për të zgjidhur konfliktet është dialogu.

Ne pa diskutim që ndjekim nga afër zhvillimet politike në Shqipëri.

Shpresojmë që ngërçi do të zgjidhet së shpejti. Besoj se zgjidhja do të gjendet brenda për brenda por ne inkurajojmë dialogun.

Është e nevojshme që të gjithë aktorët të angazhohen për funksionimin e demokracisë në vend.

Pjesëmarrja në institucionet demokratike është e vetmja rrugë zhvillimi.

OSBE është e gatshme për të ofruar mbështetje por asnjë zgjidhje nuk mund të jetë e qëndrueshme nëse nuk përfshihen të gjithë aktorët’, tha Greminger.