Ivan Rakitic është një ndër të përjashtuarit e Barcelonës për planin e tyre të ardhshëm.
Trajneri Ernesto Valverde e tha publikisht, pas ndeshjes me Chelsean, ku theksoi se kroati duhet të djersijë më shumë për të mbajtur një vend titullari tek skuadra e tij.
Afrimi i Frenkie de Jong dhe rikthimi i Sergi Roberto, ka bërë që 31-vjeçari të mos jetë më në planet e trajnerit spanjoll.
Një tjetër sinjal e ka dhënë edhe vetë klubi katalanas, që nuk ka ndër mend të rinovojë kontratën me Rakitic, që i skadon më 30 qershor të vitit 2021.
Pas tij prej kohësh është Inter, me zikaltrit që kërkojnë një organizator në mesfushën e tyre.
Klubi italian është ndër të vetmet që ka ruajtur interesin për mesfushorin dhe mund të ketë një lëvizje drejt tij, duke qenë se tek Barcelona i kanë bërë dalje kroatit dhe zikaltërit e presin krahëhapur në Milano.