MENU
klinika

Video

“Kemi jetë të vështirë politike”, Rama flet nga Salzburgu

28.07.2019 - 16:41

I pranishëm në forumin “Convoco” në Salzburg, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një komunikim me moderatorin Hans Ulrich Obrist, njëherazi drejtor i galerisë “Serpentine” në Londër.

Rama foli edhe për rrugëtimin e vendit në BE, ndërsa tha se ndonëse Europa nuk po shkon mirë “ne prap e duam”.

Europa është së pari projekt Paqeje dhe për të mirën e gjeneratave të tjera, prandaj s’mund të heqim dorë. Europa nuk po shkon mirë, po ne prap e duam. Nuk të futemi që t’i shtojmë kokëçarjen e drejtuesve të Europës, por duam të ndërtojmë një vend Europian”, tha Rama.


Duke u ndalur tek situata politike në vend, Rama u shpreh:

Ne kemi një jetë shumtë të vështirë politike. Cilësia e demokracisë nuk varet nga sa biem dakord. Ne nuk biem dakord as për kohën. Duhet të piqemi. Integrimi në BE është me rëndës“.