MENU
klinika

Emrat

Vetëdorëzohen në polici dy protestues të ‘Unazës së Re’

28.07.2019 - 21:11

Dy protestues, banorë te “Unaza e Re” janë vetëdorëzuar në polici pasi ishin shpallur në kërkim prej disa ditësh.

Lutfi Kastrati dhe Gëzim Sadikaj janë dorëzuar sot në Drejtorinë e Policisë në Tiranë, pasi ishin shpallur në kërkim për goditjen me gurë ndaj policisë, në protestën e shtatë ditëve më parë.

unaza e re-konica.al
unaza e re-konica.al

Ata kanë deklaruar se nuk ishin në dijeni që ishin në kërkim nga policia, por pasi e kanë mësuar, kanë vendosur të vetëdorëzohen.