31.07.2019 - 16:20
Neymar është pa dyshim një nga protagonistët e kësaj merkato të verës.
Sulmuesi brazilian kërkon të largohet nga PSG dhe drejtori sportiv i francezëve, Leonardo, do të shkojë në Kinë për të diskutuar me të.
E përditshmja spanjolle “Sport” ka shkruar se ish-drejtuesi i Milan-it do të kërkojë ta bindë yllin brazilian që të largohet nga Parisi jo tani, por pas një viti.
Për brazilianin interesohen Barcelona dhe Real Madrid, por kohët e fundit është folur edhe për Juventus-in.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Trajneri i Brazilit
“Nuk i bëj ftesë Neymar, le të më shkarkojnë”
Rrëfimi i Neymar