MENU
klinika

Motivi je vetë ti!

Michelle Obama këshilla gruas

31.07.2019 - 18:33

      Michelle Obama nuk është vetëm bashkëshortja e ish-presidentit amerikan Barack Obama. Ajo është një avokate shumë e suksesshme, por njëkohësisht edhe një oratore mjaft e mirë, që është vënë re edhe gjatë daljeve të saj në publik.

Ndaj, nuk është e rrallë të lexosh në komentet e fjalimeve të saj në “YouTube”, fjalitë: “Nëse do të garoje për presidente, vota ime do të ishte për ty”.

Disa prej thënieve të saj më të spikatura, mbase kanë për t’ju mbetur gjatë në mendje, apo pse jo, kanë për të qenë një motiv për ditën tuaj.

 

 

 

 

“Suksesi nuk ka të bëjë aspak me sasinë e lekëve që fiton, por me ndryshimin që ti bën në jetën e të tjerëve”.

“Ti duhet të shkosh në shkollë. Ti duhet të shkosh në kolegj. Ti duhet të diplomohesh patjetër, sepse nëse ka diçka që njerëzit nuk mund ta marrin dot prej teje, është edukimi yt. Më beso që ia vlen çdo investim për edukimin tënd”.

“Le ta pranojmë tashmë. Meshkujt e fortë, ata që ia vlejnë t’i kesh idhuj, nuk e ulin një femër për t’u ndier vetë të pushtetshëm. Njerëzit që janë vërtetë të fortë, i ndihmojnë të tjerët të rriten bashkë me ta”.

 

 

 

 

“Nuk ke pse ndryshon, për të qenë e rëndësishme. Ti je e rëndësishme ashtu siç je, pa ndryshuar gjë nga vetja”.

“Gjej dhe rri me njerëz që të bëjnë të ndihesh mirë”.

“Unë nuk i lija orët e mësimit. Më pëlqente shumë të merrja nota maksimale. Më pëlqente të isha e zgjuar. Mendoj se të jesh e zgjuar, është gjëja më e bukur në botë”.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në listën e autobiografive më të mira

Libri i Michelle Obamas, mbi 10 milionë kopje të shitura


Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale