MENU
klinika

Sezoni mbyllet

Duan edhe kukullat teatër të ri

02.08.2019 - 17:19

      Për herë të parë, këta fëmijë kanë shijuar magjinë e kukullave dhe janë argëtuar me lojën e artistëve – Drejtori i Qendrës Kombëtare për Fëmijë dhe Teatrit të Kukullave, Fatjon Sulstarova, rrëfen përvojën e artistëve pranë fëmijëve, gjatë turneut në dhjetë fshatra të Shqipërisë. Po ashtu, ai theksoi se duhet bërë më shumë për edukimin e tyre, kjo si detyrë e të gjitha institucioneve të kulturës në vend

 

 

 

 

“Ishte një përvojë mjaft e mirë. Unë doja që në fillim të kësaj detyre, të bënim diçka të re. Edhe këtë e nisëm me turet në fshatra. Dua të them, se fëmijët e fshatit sot kanë shumë nevojë për jetën artistike edhe kulturore. Prandaj, mendoj se të gjitha institucionet duhet që ta ndërmarrin këtë iniciativë për edukimin e tyre. Ky tur veror, kësaj here u shtri në dhjetë fshatra. E nisëm në fshatin Zogaj, vazhduam në Katund të Vjetër. Në Lin të Pogradecit, në Lazarat etj. Asnjë punë nuk mund të bëhet vetë, kjo donte një staf të mirë, që unë e kisha. Vështirësia ishte thjesht në organizimin e aktivitetit më mësuesit edhe fëmijët. Aktivitetet u zhvilluan paradite, sipas edhe kërkesës së fëmijëve”, – u shpreh drejtori i Teatrit të Kukullave, Sulstarova.

 

 

 

 

 

Ky projekt do të përsëritet edhe në muajt e dimrit, apo gjatë festave të ndryshme. “Krahas teatrit, fëmijët patën mundësi që të shihnin edhe një ekspozitë lëvizëse, realizuar nga fëmijët e QKK-së, por edhe të pikturonin impresionet e tyre rreth fshatit të tyre. Krahas kësaj, fëmijët morën dhurata edhe libra. Ata kishin shumë nevojë, për libra edhe për shfaqje. Për herë të parë, ata panë teatër me kukulla. Ishin të habitur edhe shumë të emocionuar”, – tha ai.

Sulstarova në tregon edhe kalendarin që ka përgatitur për sezonin e ardhshëm. “Për sezonin e ardhshëm,kemi përgatitur një kalendar të ngjeshur. Do të vendosim në skenë premierën e parë, “Aladinin”, legjendat shqiptare, si edhe do të kemi një premierë tjetër, krahas festive të fundvitit në dhjetor. Për vitin 2020, kemi disa projektet madhore, me kosto shumë të lartë, por kemi edhe dakordësinë e ministrisë së Kulturës”.

 

 

 

 

 

Ndërsa, mendon se Teatri i Kukullave, ka nevojë për më shumë hapësira. “Teatri i Kukullave momentalisht është shumë i vogël, ka nevojë për më shumë hapësira. Numri i vendeve është shumë i vogël, ndërsa interesi është shumë i madh edhe pse çdo fundjavë bëhen dy shfaqje. Nga 100 spektatorë në sallë, 50 janë fëmijë, sepse ata vijnë më prindrit. Është akoma herët, por është shumë e nevojshme, që të ketë një teatër të ri edhe dinjitoz, për kukullat. Unë mendoj se duhet një teatër i ri për fëmijët. Është shumë e nevojshme”, – theksoi ai.

Sezoni i ri artistik i shfaqjeve për fëmijë, rifillon me muajin shtator.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Po kukullat kur folën shqip?

Teatri dita ndërkombëtare

Kukulla, përkushitm, dashuri

Aktorja Bebeti feston mes vogëlushësh


Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale