Harrojini burokracitë apo rracizmin, sepse një shqiptar po bëhet ikonë e muzikës rep në Greqi.
Kënga ”Nënë” këndohet kudo në Greqi, ndërkohë që ka 40 milionë klikime në YouTube, pa harruar që kënga e tij e mëparshme ”Gigi” arriti në 50 milionë të tilla. Reperi i ri Reperi i ri nuk pëlqehet nga shumë persona, por janë më të shumtë ata që e pëlqejnë.
Ky është Sin Boy, shkruan Philip Chrysopoulos i Greekreporter, për reperin shqiptar, që sipas tij, i ka vënë flakën skenës greke.
Me siguri që një numër i madh i kërkimeve në YouTube vjen nga kureshtja. Sidoqoftë, Sin Boy po bëhet një emër i madh në muzikë në Greqi për momentin, kryesisht për të rinjtë.
Sin Boy apo Augustin Gega u lind në Athinë nga prindër shqiptarë në gusht 1994.
”Edhe Greqia edhe Shqipëria janë atdheu im”, ka deklaruar ai në televizion.
Edhe pse ka shprehur dashurinë e tij për Greqinë, Sin Boy ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë nënshtetësinë greke. Qytetarët grekë duhet të kryejnë shërbimin ushtarak dhe Gega thotë se kjo do të privonte adhuruesit e tij nga muzika që ai kompozon. Kjo gjë nuk u ka pëlqyer disave.
Sin Boy filloi të hidhte këngët e tij rap në YouTube në 2015. Dy vite më vonë ai nënshkroi një kontratë me Heaven Music. Dhe që atëherë rruga drejt majave ka qenë e lehtë.