Mediat italiane raportojnë se Arsenali ka arritur akordin personal me mbrojtësin e Juventusit Daniele Rugani.
Italiani nuk bën pjesë në planet e Maurizio Sarrit dhe është shumë pranë largimit nga bardhezinjtë.
Ekipi i Emery, ka nisur negociatat me Ruganin disa ditë më parë dhe tani mesa duket ka bindur lojtarin t’i bashkohet në Emirates.
Tani mbetet vetëm të bindet Juve, që është gati të pranojë një formulë huazimi me obligim blerje.
Ndërkohë, edhe mbrojtësi i Chelsea, David Luiz është në negociata të avancuara me Arsenalin për një transferim befasues në orët e fundit të merkatos.
Topçinjtë janë duke kërkuar një qendërmbrojtës të nivelit të lartë dhe kanë kohë deri pasditen e së enjtes