Në përgjigje të politikës së presionit maksimal të Presidentit amerikan Donald Trump, Irani sapo ka kapur një cisternë të dytë të naftës.
Qasja e Trump nuk është duke funksionuar.
Tensionet e tregtisë janë më shumë një simptomë sesa një shkak i përkeqësimit ekonomik dhe financiar në botë. Për më tepër, një përqendrim i tepërt në tregti mund të devijojë vëmendjen e politikëbërësve nga masat e tjera të nevojshme për të siguruar një rritje më të shpejtë dhe më gjithëpërfshirëse në një mjedis financiar me të vërtetë të qëndrueshëm.
Problemi më i madh i Trump është se nënshkruesit e tjerë të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, i njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët i Veprimit (JCPOA), nga i cili ai ka tërhequr Shtetet e Bashkuara, kanë mbetur të përkushtuar në marrëveshje.
Ata janë të përkushtuar që të ruajnë marrëveshjen dhe të bëjnë gjithçka që është e mundur për të bindur udhëheqësit e Iranit që të vazhdojnë t’i përmbahen asaj. Nënshkruesit evropianë kanë krijuar një mekanizëm të veçantë për të lehtësuar tregtinë dhe biznesin me Iranin në rrezik të hakmarrjes së SHBA, ndërsa Rusia dhe Kina kanë zgjeruar lidhjet e tyre ekonomike dhe strategjike me Republikën Islamike,.
Mbështetja e këtyre fuqive për Iranin nuk është e mjaftueshme për të kompensuar sanksionet dytësore amerikane, të cilat ndëshkojnë të gjitha qeveritë dhe kompanitë që bëjnë biznes atje. Por mund të zbusë efektet e sanksioneve dhe të forcojë rezistencën e regjimit iranian.
Trump kërkon të përdorë fuqinë ekonomike të Amerikës, kombinuar me kërcënime, sesa me forcë ushtarake, për të arritur objektivat e tij. Por kur bëhet fjalë për Iranin, ai ka zgjedhur objektivin e gabuar.
Ndërkohë, regjimi islam ka përgatitur një strategji asimetrike të luftës në mënyrë që jo vetëm të mbijetojë një sulm të huaj, por ta shndërrojë atë në një konfrontim shkatërrues rajonal.
Kjo nuk do të thotë që regjimi nuk është i gatshëm të rinegociojë JCPOA.
Politika e SHBA nuk ka dhënë fryte. Politika e angazhimit të Presidentit Barack Obama rezultoi më produktive, siç tregoi përfundimi i JCPOA. Trump, megjithatë, tani përballet me perspektivën e një konfrontimi të padëshirueshëm ushtarak me implikime rajonale dhe më të gjera, duke përfshirë efekte shkatërruese ekonomikisht në furnizimet e naftës dhe çmimet.
Amin Saikal, Profesor i Shkencave Politike në Universitetin Kombëtar Australian është autori i librit ‘Rritja e Iranit: Mbijetesa dhe e ardhmja e Republikës Islamike’.