Dy sulmet massive në SHBA brenda 24 orëve fundjavën e kaluar, njëri në El Paso, Texas, tjetri në Dejton, Ohio, ishin tmerruese.
Megjithatë, në të njëjtën kohë ata nuk ishin befasues, të paktën në një kuptim thjesht statistikor.
Kur policët përpiqen të zgjidhin një vrasje, ata shikojnë motivin dhe mundësinë. Kjo kornizë është gjithashtu e dobishme për të menduar për vrasje masive, gjithashtu. Autori në Dejton nuk dha asnjë shpjegim për veprimet e tij. Vrasësi në El Paso postoi një manifest të mbushur me ankth racist për zëvendësimin e të bardhëve nga hispanikët, si dhe gjuhë që mund të ishte frymëzuar nga një miting i Trump.
Pas vrasjeve, njerëzit kanë listuar disa shkaqe, që nga sëmundja mendore dhe lojërat video në internet deri tek tjetërsimi shoqëror i të rinjve. Megjithatë, shkaku dhe pasoja janë të vështira për tu konstatuar.
Kohët e fundit ka pasur një rritje të akteve të terrorizmit të kryera nga njerëz të bardhë që besojnë se janë në një luftë kundër jo të bardhëve dhe hebrenjve. Kjo lidh sulmin në një kishë Charleston në 2015 me atë në një sinagogë të Pittsburgh vitin e kaluar dhe me të shtënat në El Paso.
Këtu ndikon retorika e Trump. Fushata e tij presidenciale filloi me fjalim ‘të egër’ lidhur me emigrantët nga Meksika.
Nëse pranoni që fjalët që njerëzit thonë kanë një efekt, atëherë fjalët që një president thotë duhet të kenë më shumë rëndësi.
Nuk ka asnjë mënyrë për të llogaritur probabilitetin e një gjuhe të tillë përçarëse racore që inkurajon dikë për fantazira të dhunshme raciste, por nuk është një dhe nuk është as zero.
Megjithatë është gjithashtu e vërtetë që sulmet masive ishin të zakonshme edhe përpara se Trump të merrte detyrën dhe do të vazhdojë edhe pasi ai të largohet. Autori i sulmit të Dejtonit nuk ishte aspak një mbështetës i Trump.
Në raste të tilla është e pamundur të dihet nëse ideologjia e bën personin të dhunshëm, apo nëse ka motive të tjera.
Nacionalistët e bardhë mund të gjenden në shumë vende perëndimore, siç mund të jenë politikanët që shfrytëzojnë ndarjet racore. Por në një shoqëri ku dikush me qëllime të tilla mund të ketë vetëm një thikë kuzhine ose një shkop bejsbolli, dëmi që ai mund të bëjë është i kufizuar. Kur një person i tillë ka armë gjysmë automatike, e cila mund të mbajë 100 raunde municioni dhe t’i shkarkojë ato brenda një minute, është e rëndë dhe dëmi mund të jetë gjigand.
Përgjigja është e qartë: kufizoni pronësinë e disa llojeve të armëve, siç bëri Zelanda e Re pas sulmeve në Christchurch dhe vendosni kontrolle.
Masat e tilla nuk do të parandalojnë të gjitha sulmet. Kushtetuta nuk do të rishkruhet dhe shumë armë janë në qarkullim. Megjithatë, duke pasur parasysh numrin e viktimave, edhe një ulje prej 5% do të shpëtonte shumë jetë të pafajshëm.
Sulmet masive në Amerikë janë bërë si shpyllëzimi në Brazil ose ndotja e ajrit në Kinë, një rrezik mjedisor i bërë nga njeriu që është vështirë të ndalet. Rreziqe të tilla nuk pastrohen brenda natës.