DJ-i njohur shqiptar Vicky ka marrë një vendim drastik, për t’u shkëputuar për pak kohë nga muzika.
Lajmin e ka dhënë vetë Vicky në Instagram, në një kohë që të gjithë po pyesin për mungesën e mikut të tij, Flori Mumajesi nga tregu muzikor.
Vicky ka publikuar në Instagram një foto të tijën me një mbishkrim: “Faleminderit që kërcyem bashkë”.
Më pas ai ka treguar se është shumë i lodhur nga pazaret që bëhen dhe njerëzit e paaftë që duan të merren me muzikë.
“Pas gjithë këtyre viteve të bukura në një industri që shëmtohet çdo ditë e më shumë ndihem shumë i lodhur shpirtërisht. Lodhur nga njerëz të paaftë që marrin përsipër gjithçka dhe s’bëjnë asgjë. Klube qe bëjnë pazare tregu çam ose medreseje. Artistë me ego të madhe dhe zotësi të vogël. Dj me ëndrra të mëdha sa një gram. Jam i lodhur me këtë gjë që po ma shpif arsyen pse desha te bëhesha Dj. Po e mbyll kapakun e tenxheres dhe do e hap kur të jetë djegur gjella një herë e përgjithmonë. Deri atëherë kismet shihemi”, ka shkruar Dj i njohur.
Shpresojmë të mos jetë kjo një shenjë se dhe Flori po bën të njëjtën gjë!