14.08.2019 - 17:54
Gjykata e Durrësit liroi dhe caktoi masën ‘’detyrim me paraqitje’’ për zv/drejtorin e Agjensisë Kadastrës së Durrësit Arben Isaku.
Ish-drejtori i ALUIZNIT ishte në kërkim nga policia për legalizim të paligjshëm të 123 metrave katror truall dhe 500 metrave katror tokë plazhi në Durrës. Bashkë me Isakun, akuzohen dhe specialisti i Kadastrës së Durrësit Flavio Rexha dhe ekonomisti R.K.. Edhe për dy bashkëpunëtorët e Isakut, Gjykata e Durrësit caktoi masën ”detyrim paraqitje”.
Ndër të tjera, ndaj tyre rëndojnë akuzat e ”korrupsionit pasiv” dhe ”shpërdorimit të detyrës. Arben Isaku dhe Flavio Rexha u vetëdorëzuan dje në policinë e Durrësit.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Mungon garda e vjetër
Sot mblidhet Këshilli Kombëtar i PD, zbardhet lista e kandidatëve
Legalizimet mbi kolektorin e ujërave
ALUIZNI hap rrugën prishjes së banesave, jo skualifikime
Lista/ Kë hoqi Basha?
Numërohen votat për Këshillin Kombëtar të PD-së
Shkrihen ALUIZNI dhe Hipoteka në Durrës