Ndërsa lindshmëria është ulur çdo herë e më shumë 5 vjeçarin e fundit, raporti më i fundit i Instat tregon se si këto ritme vazhdojnë po në rënie edhe përgjatë 2019-ës.
Mirëpo, përveç qarqeve që kanë ndikuar në rënien e lindshmërisë edhe në statistikat e kësaj pjese të parë të vitit, qarqet që kanë sjellë më shumë ‘jetë të reja’ në jetë, se sa në të njejtën periudhë të një viti më parë janë qarku i Kukësit, ai i Elbasanit si dhe i Korçës, shkruan scan.
Qarku i Kukësit, sipas raportit të fundit të Instat, ka rritur numrin e lindjeve me 6.3% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2018, Qarku i Elbasanit me 5.7%, ndërsa ai i Korçës me 4.8%
Në fakt, Qarku i Elbasanit dhe i Korçës kanë pasur rritje të lindshmërisë edhe në periudhën janar – mars 2019, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018, edhe pse përqindje të vogla, çka tregon se në këto zona lindjet po ecin me hapa rritës, të paktën në këtë pjesë të parë.