15.08.2019 - 13:11
“Arrest me burg”, kjo është masa e sigurisë dhënë sot për dy autorët e dyshuar për vrasjen e 23-vjeçarit Florjan Selimi.
Dy të rinjtë K. M 20 vjeç dhe S. S 26 vjeç, të dyshuarit kryesore të vrasjes që tronditi Fierin mesnatën e së dielës, kanë hyrë sot në Gjykatën e Fierit rreth orës 11.30 në masa të forta sigurie.
Masa e sigurisë është dhënë nga gjyqtari Ergys Selmani, masë kjo e cila është kërkuar edhe nga Prokurori i çështjes Hysen Ajsllari.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:00, të së dielës që lamë pas në fshatin Hamil, konkretisht në vendin e quajtur “kthesa e Hamilit”.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Mungesa e reshjeve