Ditën e sotme në qytetin e Shkodrës është qëllar me armë në drejtim të një shtetasi, por fal reagimit në kohë të strukturave policore është bërë e mundur kapja e autorit në kohë rekord.
Nga strukturat e policisë së Shkodrës, falë reagimit të shpejtë, u arrestua në flagrancë shtetasi:
Luan Lugaj, 38 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër, Shkodër.
Mesditën e sotme, shtetasi Lugaj pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen Skënderbeg, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtatasit Klodian Rroku, i cili ka qënë duke punuar në autolavazhin e tij.
Personi i arrestuar dyshohet se armën që ka përdorur e ka hedhur në lumin Buna, gjatë ndjekies nga Policia, ku vijon puna për gjetjen e saj.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentative” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.