MENU
klinika

"Qytetarët të kërcënuar"

Konstituohet këshilli i ri Bashkiak i Pogradecit, flet kryetari aktual

16.08.2019 - 13:41

Gjatë ditës së sotme është konstituar këshilli i ri bashkiak në Pogradec dhe është betuar kryetari i ri Ilir Xhakolli.

Ndërkohë menjëherë pas konstituimit ka reaguar kreu i ri i Bashkisë, Eduard Kapri.

Përmes një deklarate për mediat, Kapri e cilësoi marrjen e pushtetit nga të majtët një dhunim për qytetarët.

Kapri tha se nën drejtimin e tij janë ulur taksat dhe janë rritur të ardhurat, ndërsa shtoi se do jetë në detyrë deri në orët e pasdites.

“Sot qytetarët ndihen të dhunuar nga pushteti që i mori të gjitha.

Ne kemi përgjysmuar borxhet. Edhe pse qeveria nuk na mbështeti, ne realizuam dhjetëra projekte.

Jam munduar të jem qytetar si gjithë të tjerët. I kam shërbyer gjithkujt, pa dallime politike. Në këtë situatë politike, PD nuk mori pjesë në zgjedhje.

Kam lënë një bashki ku janë ulur taksat dhe janë rritur të ardhurat. Do të jem në detyrë deri në orën 16:00″, tha Kapri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN