MENU
klinika

Të dhëna

Kredia për biznesin, ç’po ndodh me peshën e korporatave?

18.08.2019 - 13:09

Rritja e kreditimit për biznesin po mbështetet së shumti në segmentin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, kredia në këtë segment u rrit me 4.5 miliardë lekë gjatë tremujorit të dytë të vitit 2019.

Duke përjashtuar efektin e kredive të fshira dhe kursit të këmbimit, portofoli i kredisë për SME-të është rritur me 9% krahasuar me një vit më parë. Sipas Bankës së Shqipërisë, zhvillimet pozitive janë vërejtur veçanërisht në kredinë për bizneset e vogla.

Ndërkohë, ritmet e rritjes së kredisë për korporatat janë ngadalësuar në 5.3%, krahasuar me 6.2% në tremujorin e parë, duke dhënë një kontribut më të vogël në zgjerimin e portofolit të kredisë, shkruan scan. Në analizë më afatgjatë, duket se kreditimi i biznesit është më pak i përqendruar te korporatat. Në vitin 2015, kredia për biznesin e madh përbënte mbi 61% të kredisë totale për biznesin, ndërsa në mesin e këtij viti ajo përbën më pak se 54%.

Kjo rënie ka ardhur njëkohësisht si rezultat i fshirjeve të konsiderueshme të kredive të humbura, por edhe nga frenimi i huadhënies së re në këtë segment. Rritja më e madhe, në peshë specifike, regjistrohet në segmentin e biznesit të vogël, që zë tashmë 17.5% të kredisë, tre herë më shumë krahasuar me vitin 2015.

Këto ndryshime në strukturën e kredisë për biznesin lidhen sidomos me përpjekjet e bankave për të ulur përqendrimet e mëdha në segmentin e korporatave dhe për të siguruar një shpërndarje më të arsyeshme të rrezikut të kredisë. Kjo strategji ka sjellë një përmirësim të ofertës edhe në kredinë për individët, që prej vitesh është në rritje të qëndrueshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kërkesa në stanjacion

42.5% e bizneseve me borxhe

Rritje nga kredia e KESH

Borxhi i jashtëm, 8.1 mld euro

Afro 30 mld euro në 20 vjet

Dossier/ Tregu i aksioneve që pret Bursën