Mbrojtësi gjerman Shkodran Mustafi është pranë rikthimit në Serinë A. 27-vjeçari, që luan në Premier League me Arsenal, në Itali ka luajtur më parë për dy sezone me Sampdoria. Gjithsesi, ai është pranë nënshkrimit të një kontrate të re me skuadrën e Roma.
Sipas mediave britanike, skuadra kryeqytetase ka paraqitur një ofertë për mbrojtësin, që në vitin 2014 u shpall kampion bote me Gjermaninë.
Mustafi nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Unai Emery, ndaj transferimi i tij nga Arsenal është i pashmangshëm.
Roma kërkon Mustafin në formë huazimi me të drejtë blerje pas një viti me vlerën 20 milionë euro, ofertë që skuadra verdhekuq ia ka paraqitur skuadrës londineze (lojtari ka një kontratë deri në vitin 2021 me “topçinjtë). Nga ky transferim pritet që Mustafi të ketë një rrogë 3 milionë euro në sezon.