Infrastruktura në zonat rurale është një prej problematikave kryesore në bashkinë e Bulqizës.
Shumë rrugë janë të dëmtuara dhe në to nuk është ndërhyrë prej vitesh duke vështirësuar jetën e mijëra banorëve.
Një problematikë të tillë e kanë vuajtur edhe banorët e fshatit Strikçan.
1,3 km rrugë thuajse i ka mbajtur peng ata.
Bashkia e Bulqizës po zbaton një projekt me vlerë 15 mln lekë për asfaltimin e rrugës, por siç pranon edhe kryebashkiaku Lefter Alla, Ai nuk mjafton për ta përfunduar të gjithë ndërhyrjen.
“Nuk kemi arritur ta përfundojmë komplet rrugën, na ka ngel edhe një pjesë e vogël, por shpresojmë që vitin tjetër të mbarojmë edhe pjesën e mbetur të rrugës, por ti vijmë në ndihmë banorëve edhe me ujin e pijshëm dhe ujin vaditës.
Kryebashkiaku i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit thotë se përmirësimi i infrastrukturës është një nga prioritetet e tij në drejtimin e Bulqizës“.