MENU
klinika

"E, unë ku të prehem?"

Podrimja, Dritëroit: E rëndë dashuria prej poeti për atdheun…

21.08.2019 - 18:16

      E bija e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, ka postuar ndër të tjera edhe letrën që shkrimtari i njohur Ali Podrimja i niste të atit, me një shqetësim shumë të madh./Konica.al

Postimi

“E, unë ku të prehem?” – një shpirt i shqetësuar poeti atdhedashës, sa herë duhet ta ketë përsëritur këtë pyetje. E kur Kombi është në duart e bajraktarëve, pyetja është e thekshme, e dhimbshme.

Me kë mund të ndante këtë shqetësim i madhi Ali Podrimja, përveçse me të ngjashmin dhe “vëllain” e tij poet dhe atdhetar, Dritëroin.

 

 

 

 

LETRA E PODRIMJES:

 

– I dashur Dritëro, Ç’të bëj? Në veri ma grabisin Kosovën sërbët, në jug maqedonët, në Perêndim malazezët…

Vendlindja e Azem Shkrelit nuk është më nën jurisprudencën e Kosovës, po të Malit të Zi , ndërsa varri i Fahredin Gungës gjendet nën jurisprudencën e Serbisë …

E, unë ku të prehem ? Shqipëria, mund të më ofrojë azil? Kam rënë në hall me bajraktarët e kombit . Nuk di ç’të bëj ?…

 

 

 

 

Të qafon yt vëlla,

Ali Podrimja

26 shkurt 2003 , Ulpianë

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Albanologu, përkthyes e kritik... iku!

Lanksh, dashnori i gegnishtes së Camajt

"Koha është të duhemi"

Podrimja dhe një poezi…


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit