MENU
klinika

Mbrojtësi kuqezi gjen ekip

Arlind Ajeti nënshkruan me klubin e ri

13.09.2018 - 21:05

Zgjidhet përfundimisht e ardhmja e futbollistit të Kombëtares, Arlind Ajeti. Ai ka firmosur sot për Grasshopper, duke u kthyer në futbollin zviceran. Mbrojtësi i Shqipërisë luajti sezonin e shkuar te Crotone dhe nuk u paraqit keq, por në verë u kthye te Torino, pasi ishte në huazim.

Torino vendosi të mos e mbajë dhe në fund të gushtit u arrit marrëveshja për prishjen e kontratës, por pavarësisht interesimit nga disa klube në Itali, sidomos në Serie B, Ajeti vendosi të priste.

Sot ka ardhur firma me klubin zviceran, një vit me opsion për dy vite rinovim. Mbrojtësi 24-vjeçar është rritur te Basel, ku u bë lojtar i rëndësishëm dhe tërhoqi vëmendjen e Kombëtares shqiptare, por në Itali nuk i ka ecur, sepse vetëm te Frosinone shkëlqeu, në pak muaj në vitin 2016.

arlind ajeti
arlind ajeti

Grasshopper kishte një problem madhor ditët e fundit, sepse iu dëmtua rëndë mbrojtësi brazilian Nathan, ndaj u bë e detyrueshme gjetja e një zëvendësuesi dhe Ajeti ishte i lirë në treg, ndaj mund të firmoste në çdo moment.