MENU
klinika

Vetting-u në politikë

A keni frikë se vetting-u do iu djegë? Reagon Berisha

13.09.2018 - 22:50

Ish-Kryeministri Sali Berisha është shprehur pro vettingut në politikë, propozim i bërë nga Partia Demokratike.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Berisha pohoi se i pari që duhet të hetohet është kryeministri Edi Rama dhe shtëpia e tij në Surrel.

Unë e konsideroj një rendësi të madhe këtë ligj, pasi 100 herë i kam thënë vetes, duke parë formularët e prokurorëve, gjykatësve dhe policëve, duhen hetuar dhe politikanët. Këta kanë shumë pushtet dhe mund të bëjnë pasuri të paligjshme. Dakord, por Vettingu është më shumë më shumë dhe i zbulon të gjitha. Si nuk mund të ketë vetting për sarajet në Surrel. Vettingu do gjej kullat, do gjej pallatet. Absolutisht po. Do ta përcaktojë ligjin. Unë nuk e përjashtoj këtë ide. Nuk kam frikë”, tha ai.

Kush do e bëj vettingun, ju Ramës dhe Rama juve?

Absolutisht po.

Pse nuk kërkoni ndihmë ndërkombëtare nga ndërkombëtarët?

Unë nuk e përjashtoj këtë ide.

Pse jo ata që po bëjnë vettingun sot?

Ata ikën, voran vettingu iku.

Keni frikë që ky vettingu të “djeg” dhe ish bashkëpunëtorë tuaj?

Absolutisht çdo njeri që ka fshehur dhe ka bërë pasuri me paratë e shtetit le të përballet dhe të marrë atë që meriton.

Për veten?

1000 vetingje po deshët

Rama u ftoi..

Po të jetë burrë mos të marrë shaminë e lotëve dhe të vij të përballet. T’ia bëjmë vettingun njëri tjetrit. QE ftoj Edi Ramën ti bëjmë vettingun njëri tjetrin.

Vetting nga të huajt je gati?

Që nesër, që nesër. Pa asnjë lloj hezitimi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN