MENU
klinika

Almanak

Histori/ Çfarë ka ndodhur më 27 gusht?

27.08.2019 - 07:56

770 – Lindi George Wilhelm Friedrich Hegel, filozof gjerman.

“Bufi i Minervës i hap krahët vetëm kur bie muzgu”

Pikëpamja poetike e Hegelit thotë se filozofët nuk kanë fuqi. Vetëm pas përfundimin të një epoke mund të kuptojnë se çfarë ka ndodhur. Por atëherë do të jetë e vështirë që gjërat të ndryshojnë. Vetëm në epokën e Emanuel Kant (1724-1804) u kuptua natyra e Iluminimit dhe Kanti s’bëri asgjë për të ndryshuar iluminizmin, por e përjetoi me ndërgjegje. Marx (1818-1883)ka thënë se “filozofët e interpretojnë botën në mënyra të ndryshme, e rëndësishme është ta ndryshojnë”.

1900- Në Havanë të Kubës, mjeku i Ushtrisë Amerikane, James Carroll, lejoi një mushkonjë të infektuar të ushqehej me gjakun e tij, në përpjekje për të izoluar bartësin e transmetimit të etheve të verdha. Carroll u sëmur rëndë nga ethet e verdha, duke ndihmuar kështu kolegun e tij, patologun e ushtrisë Walter Reed, të provojë se janë mushkonjat ato që transmetojnë sëmundjen shpesh herë vdekjeprurëse të etheve të verdha.

Para këtij zbulimi, epidemitë e etheve të verdha ishin diçka e zakonshme në Jugun Amerikan dhe rajone të tjera tropikale dhe subtropikale në gjithë botën. Teoria e transmetimit të sëmundjes nga mushkonjat, e zhvilluar nga Walter Reed dhe anëtarët e grupit të tij, James Carroll, mjeku kuban, C.J. Finlay dhe Sekretari amerikan i Shëndetësisë, W.C. Gorgas, u hapën rrugën përpjekjeve të para për zhdukjen e mushkonjave dhe masave higjeno-sanitare, për të kontrolluar sëmundjen në Kubë.

Gjysmë shekulli më vonë, më 1951 mikrobiologu amerikan, Max Theiler, u nderua me Çmimin Nobel për Mjekësinë, për studimet e tij mbi ethet e verdha dhe më së fundi për zhvillimin e një vaksine kundër kësaj sëmundjeje tek njerëzit.

1908 – Lindi Lyndon B. Johnson, politikan amerikan. Ai ishte president i 36 SHBA-ve. Gjatë presidencës, Johnson dha një dorë në krijimin e Medicare për të moshuarit dhe Medicaid për të varfrit. Lufta kundër varfërisë solli dhjetëra programe të rinj. Pavarësisht gjithë arritjeve në fushën sociale, trashëgimia e Johnson është e lidhur me qorrsokakun e Vietnamit, i cili nxiti më pas lëvizjen anti-luftë. Lyndon Baines Johnson lindi më 27 gusht 1908 në Stonewall, Teksas. Ai vdiq më 22 janar 1973 në San Antonio. Johnson ishte i Presidenti i 36-ë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

1912- Në Shtetet e Bashkuara u botua romani me aventura, Tarzani i Majmunëve, i autorit Edgar Rice Burroughs. Siç shkruante autori amerikan, Tarzani ishte djali i një lordi anglez, i cili vdiq gjatë një ekspedite gjuetie në Afrikë dhe djali u rrit nga majmunët.

Libri mbi Tarzanin u bë një nga librat më të shitur dhe u pasua nga libra të tjerë rreth njeriut të xhunglës, që u quajt mbreti i majmunëve. Mbi 25 milionë kopje të librit mbi Tarzanin, të përkthyer në më shumë se 50 gjuhë, u shitën në gjithë botën. Lidhur me aventurat e Tarzanit janë shkruar libra komikë, janë ndërtuar programe radio-televizive dhe janë xhiruar një varg filmash. Ish-kampioni olimpik në not, Johnny Weissmuller, u bë i famshëm për interpretimin e rolit të Tarzanit në disa filma të xhiruar ndërmjet viteve 1932 dhe 1948. Johnny Weissmuller vdiq në vitin 1984. Tarzani vazhdon të jetë akoma një personazh popullor i filmave kinematografikë.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale