MENU
klinika

Detaje

Paralajmëron Basha: Do ketë protesta të mëdha e të fuqishme!

27.08.2019 - 12:11

Gjatë ditës së sotme kryedemokrati Basha ka zhvilluar takime të rëndësishme në selinë blu.

Pak më parë në zyrën e tij ishte nënkryetarja e grupit të CDU/CSU, Katja Leikert, në një takim me kreun e PD.

Ndërkohë, tani Basha po takohet me ambasadorin austriak në vendin tonë, Johan Sattler.

Pas këtyre takimeve, kryedemokrati ka dalë në një konferencë për mediat.

“Mali i provave është bërë më i lartë se mali i Dajtit. Zgjidhja e kësaj krizë kalon mes zgjedhjeve të lira e të ndershme, një qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër dhe zgjedhje të parakohshme në një ditë më ato lokalet. PD dhe opozita e bashkuar është në komunikim të vazhdueshëm me ndërkombëtarët, pjesë e këtij takimi ishte dhe takimi i sotëm me Katja Leikert, nënkryetare e grupit parlamentar CDU/CSU për Europën”- tha Basha, në një deklaratë për mediat.

Sipas tij, “Një gjë është e sigurt, opozita dhe PD janë të vendosura në qëllimin që i kanë vënë vetes prej ditës së parë, ti shërbejnë qytetarëve dhe jo zgjidhjeve artificiale për karriget tona dhe pushtetin tonë, por do të vijë mes garancive që do pengojnë cdo qeveri të ardhshme të bjerë në të njëjtin batak”.

Basha ka folur për aksionin e shtatorit, duke nënvizuar se ai do të jetë vijim i aksionit të pandërprerë të opozitës.

Së bashku me shqiptarët, opozita vec protestave që do të jenë edhe më të mëdha e të fuqishme, do të fokusohet në zgjidhjet që do t’u ofrojmë shqiptarëve, në rrafshin e përditshmërisë. Po punojmë në kuadër të programit tonë për marrëveshje me grupet e interesit, dhe nga ana tjetër për platformën për Shqipërinë si Evropa, që jemi gati që bashkë me shumicën e shqiptarëve të dëshmojmë kapacitetet dhe vendosmërinë tonë për t’u dhenë fund problemeve që kanë bllokuar perspektivën evropiane të vendit”.

Pyetur për datën 13 tetor, Basha ka thënë se;

13 tetori është tregues i kapje së institucioneve nga rama dhe paligjshmërisë në të cilat është zhytur KQZ. Ata kanë shkelur kushtetutën dhe ligjin për të dhënë një provë se me Ramën nuk mund të ketë asnjë proces zgjedhor, as kur kandidon vetëm, ose jo”.

Lidhur me situatën në Shkodër pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, Basha ka theksuar se “KQZ kështi si ka ardhur situata bën zgjedhje edhe në Vietnam, por duhet të ndjekë dhe zbatojë kushtetutën dhe dekretin e Presidentit”.

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!

“Distancohem nga çdo bisedë e kolegut tim me Suel Çelën“

I doli emri në dosje, gazetari reagon nga SHBA