27.08.2019 - 12:57
Xhenierët e Forcave të Armatosura eliminuan sot një shtimje topi 75 mm në Kaninë të Vlorës.
Lajmi është njoftuar nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka përmes një postimi në facebook, ndërsa ndan foto nga aksioni i xhenierëve të FA.
“Xhenierët e FA eliminuan një rrezik real për banorët e Kaninës në Vlorë. Një shtimje topi 75 mm prej vitit të mbrapshtë 1997, gjendej vetëm 10 m nga rruga kryesore.
Skuadrës së EOD iu desh ta asgjësonte në vend shtimjen pasi u vlerësua si e rrezikshme për t’u transportuar. #KrenariPërEOD??” shkruan Xhaçka në facebook.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Francezë e shqiptarë - njëqind vjet pas luftës
100 vite nga Lufta e I Botërore në Shqipëri
Trashëgimi kulturore
Korça zbukurohet me muzeun e Gjon Milit
I përket Luftës së Dytë Botërore