MENU
klinika

New York Times

Trump dhe arti i dështimit

27.08.2019 - 13:09

Donald Trump, presidenti amerikan është, në të vërtetë, jashtëzakonisht i paqëndrueshëm, në fjalë dhe vepra. Dhe paqëndrueshmëria e tij po fillon të ketë pasoja të rënda ekonomike.

Për të parë se çfarë dua të them për sjelljen e Trumpit, thjesht shikoni lëvizjet e tij lidhur me tregtinë me Kinën gjatë muajit të kaluar.

Së pari, Trump papritur njoftoi planet për të zgjeruar shumë gamën e mallrave kineze që i nënshtrohen tarifave. Pastaj ai i detyroi zyrtarët e tij ta deklaronin Kinën një manipulues të monedhës. Pastaj, mbase nga frika e pasojave politike nga çmimet më të larta të shumë mallrave të konsumit nga Kina gjatë sezonit të festave, që do të ishte rezultat i rritjes së tarifave, ai i shtyu, por nuk i anuloi, ato.

Prisni, ka edhe më shumë. Kina, iu përgjigj tarifave të reja të Shteteve të Bashkuara me tarifa të reja për importet e ShBA. Trump, siç duket i inatosur, deklaroi se ai do të rriste tarifat e tij, dhe deklaroi se ai po urdhëronte kompanitë amerikane që të ndalonin bizneset e tyre në Kinë (që nuk është diçka që ai ka autoritetin ligjor të bëjë). Por në Samitin e Grupit të 7 në Biarritz ai tha se kishte “mendime të dyta” për gjithçka.

Për ta përsëritur, e gjithë kjo ka ndodhur vetëm këtë muaj.

Tarifat janë taksa ndaj konsumatorëve dhe ato kanë tendencë ta bëjnë ekonominë më të varfër dhe më pak efikase. Por, edhe tarifat e larta nuk dëmtojnë domosdoshmërisht punësimin.  Historia tregon shembuj të ekonomive që ndërthurnin tarifa të larta me punësim pak a shumë të plotë: Amerika në vitet 1920, Britania në vitet ’50 dhe më shumë.

Trump është Trump, ai fajëson gjithë kohën të tjerët. Ai ka deklaruar si Jerome Powell, kryetarin e Bordit të Rezervës Federale, dhe Xi Jinping, udhëheqësin Kinës, si armiq.

Sigurisht, armiqësia tregtare e Trump po kontribuon në ngadalësimin ekonomik. Ekonomia dobësohet; Trump godet Kinën, dhe ndoshta edhe të tjerët; kjo dobëson më tej ekonominë; etj.

Proteksionizmi është i keq; proteksionizmi i çrregullt, i imponuar nga një udhëheqës i paqëndrueshëm me një ego të pasigurt, është edhe më keq. Por kjo është ajo që do të kemi për sa kohë që Trump mbetet në detyrë.

Paul Krugman ka qenë një kolumnist i Opinion që nga viti 2000. Ai fitoi Nobmimin Nobel Memorial në 2008 në Shkencat Ekonomike për punën e tij në tregtinë ndërkombëtare dhe gjeografinë ekonomike.