MENU
klinika

Punoi 3 muaj në polici, gruaja e tij...

U ekzekutua mbrëmë/ Del fotoja, ja kush është Santiago Malko

28.08.2019 - 09:59

Detaje të reja vijojnë të dalin në lidhje me vrasjen e ish-policit Santiago Malko mbrëmjen e djeshme në zonën e Kinostudios.

Malko rezulton i përfshirë në ngjarje të rëndë kriminale që mund të kishte përfunduar në vrasje.

Mësohet se kjo ngjarje është parandaluar nga ndërhyrja e shërbimeve të komisariatit numër 3 në Tiranë.

Malko kishte përfunduar kursin për Patrullë të Përgjithshme dhe ka qenë pjesë e kësaj strukture në Policinë e Tiranës vetëm për 3 muaj, më pas është tërhequr vetë nga Policia.

Ndërsa bashkëshortja e tij vazhdonte të ishte pjesë e Policisë së Tiranës, në njësinë “Shqiponja”.