MENU
klinika

Deklarata e AMA

Shtyhet edhe për 1 muaj afati i transmetimeve analoge

29.08.2019 - 14:02

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka vendosur të shtyjë afatin e transmetimeve analoge edhe për një muaj.

Në një deklaratë për media, kreu i AMA deklaroi se ky vendim është marrë pas një sondazhi të bërë, në të cilën ka rezultuar se shumica e shqiptarëve vijojnë të shohin ende transmetimet analoge.

Nga sondazhi ka rezultuar se shumë qytetarë shohin ende transmetimet analoge. Në mënyrë unanime, AMA ka vendosur shtyrjen e afatit të transmetimeve analoge edhe për katër javë”, tha kreu i AMA.

Kujtojmë që AMA kishte vendosur që më datë 1 shtator 2019 të fikte sinjalin analog për Tiranën, Durrësin dhe Vlorën, por ky vendim është shtyrë për më 1 tetor.

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!

“Distancohem nga çdo bisedë e kolegut tim me Suel Çelën“

I doli emri në dosje, gazetari reagon nga SHBA