MENU
klinika

Zgjedhjet në Kosovë

Ministria e Financave ndan 6 milionët e kërkuar

30.08.2019 - 10:05

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë mbahen më 6 tetor. Ministria e Financave me qëllim të interesit publik dhe duke u bazuar në dekretin e presidentit të Republikës së Kosovës për caktimin e zgjedhjeve të parakohshme dhe duke u bazuar në nenin 15 paragrafi 2 të Ligjit të Buxhetit ka marrë vendim për ndarje të buxhetit për KQZ-në.

Ndarja e buxhetit për KQZ-në është konfirmuar për lajmi.net nga këshilltari i ministrit të Financave, Lulëzim Rafuna.

Ai tha se gjatë 24 orëve të ardhshme mjetet pritet të dalin në llogarinë e KQZ-së e cila kjo e fundit do t’i shfrytëzojë për organizimin e zgjedhjeve.

Kujtojmë se të martën, KQZ, në mbledhjen e saj kishte kërkuar 5 milionë e 698 mije euro nga institucionet përkatëse për organizimin e zgjedhjeve.