MENU
klinika

Miti i pavdekshëm i Shellit

Frankenshtajni i erdhi në ëndërr – anët e errëta të amësisë

30.08.2019 - 13:08

     Thuajse të gjithë kanë dëgjuar për “Frankenshtajnin”, mirëpo pakkush është i informuar për jetën dhe veprën e krijuesit të tij. Është pikërisht shkrimtarja britanike e fillimshekullit XIX – Mari Shelli, ajo që i dha jetë këtij imazhi misterioz të frikshëm, të shfrytëzuar në mënyrë të pamëshirshme nga krijuesit e filmit horror./Konica.al

Lindur më 30 gusht 1797, bija e filozofit Uilljam Goduin, gruaja e poetit romantik Persi Shelli, autorja e “Frankenshtajn” është emancipuar kryesisht nga këto figura mashkullore tutoriale për të kryer një punë feministe dhe përparimtare. Në moshën 17-vjeçare, largohet nga vatra familjare me atë që do të bëhej më pas burri i saj, Persi Bissh Shelli.

 

 

 

 

Meri Shelli është autorja brilante që shkroi kryeveprën e “Frankeshtajnit”, njëkohësisht edhe bashkëshortja e shkrimtarit anglez Perci Shelli. Me anë të penës inteligjente, Meri Shelli trajton tema të rëndësishme dhe gjithnjë bashkëkohore në romanin e saj, si për shembull çfarë është e Mira dhe çfarë është e Keqja, luftën midis jetës dhe vdekjes ose mëdyshjet në lidhje me kufijtë e njohurive njerëzore dhe të gjitha problemtikat që lidhen me to. “Frankenshtajn” nuk është vetëm një libër i frikshëm, por është gjithashtu një pikënisje interesante për të reflektuar për të gjitha këto tema. Frankenshtajni lindi nga një grua gjeniale, që kishte kuptuar lidhjen komplekse nënë-fëmijë. Krijoi mitin e pavdekshëm gotik të një teme të vështirë: anët e errëta të amësisë.

 

Meri Shelli e shkroi “Frankenshtajnin” në moshën 19-vjeçare.

Në moshë fare të re, vetëm 19-vjeç, Meri Shelli e shkroi librin në vitin 1816. Kryevepra u botua vetëm në vitin 1818 në anonimat dhe, megjithëse vlerësimi i kritikëve nuk qe pozitiv, libri korri sukses të menjëhershëm.

 

Takimi me Persin

Shkrimtarja u takua me Persi Shellin, autorin e “Odave” të famshme në erën perëndimore, mik i Lord Bajronit, ndërsa ai ishte ende i martuar. Për herë të parë u takuan në varreza, ku ishte varrosur e ëma e Merit. Qëndruan për një kohë të gjatë si të dashuruar dhe më pas u finalizuan me martesë.

 

 

 

 

Frymëzimi për të shkruar “Frankenshtajnin” iu shfaq në ëndërr

Në 1816, Mari Shelli dhe bashkëshorti kaluan një periudhë në Zvicër, në shoqërinë e Lord Bajronit, i cili në atë kohë ishte i dashuri i motrës së Merit nga njerka. Për të kaluar kohën, grupi vendosi të sfidojë veten duke hartuar një histori të frikshme. Fillimisht, Meri nuk dinte se çfarë të shkruante, por frymëzimi i erdhi në ëndërr. Në fakt, asaj iu shfaq një burrë, që, duke bashkuar copa të ndryshme të qenies njerëzore, formoi një krijesë dhe më pas i dha jetë. Pas kthimit nga udhëtimi, nxitur edhe nga i shoqi, Meri vendosi ta shndërronte ëndrrën në romanin e saj të suksesshëm.

 

 

Shumë përvoja të dhimbshme jetësore dhe vdekje

Jeta e Meri Shellit ishte e mbushur me plot ngjarje të dhimbshme dhe vdekje, duke filluar që prej lindjes. Në fakt, nëna i vdiq gjatë lindjes, duke e lënë jetime. Përkundrazi, 1816-ta ishte një vit veçanërisht domethënës dhe në të njëjtën kohë i dhimbshëm për jetën e saj. Përveç faktit që kishte pasur frymëzimin për “Frankenshtajnin”, atë vit Meri humbi fëmijën e saj dhe gruaja e Persit kreu vetëvrasje.

 

 

 

 

 

Në të vërtetë, krijesa nuk është e tillë

Edhe pse kinematografia e portretizon krijesën Frankenshtajn si negative, për faktin se mendja e tij i përkiste një krimineli, në libër nuk është aspak i tillë. Në fakt, krijesa kërkon dashuri dhe mirëkuptim, por gjithnjë largohet dhe përndiqet nga njerëzit, për pamjen dhe natyrën e tij. Prandaj, ai bëhet mizor dhe priret të përngjajë si një përbindësh.

 

Vepra ka si nëntitull “Prometeu modern”

Nëntitulli i “Frankenshtajnit” është “Prometeu modern”. Sipas mitologjisë greke, Prometeu kishte marrë detyrë nga Zeusi që t’i formonte qeniet njerëzore nga balta dhe t’i gjallëronte me zjarr hyjnor, duke u dhënë kështu jetë. Prometeu, sidoqoftë, duke u afeksionuar me krijesat e tij, u dha dhuratë zjarrin, duke mos iu bindur urdhrave të mbretit të Olimpit, i cili e ndëshkoi ashpër. Kthimi është i qartë./Konica.al

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen