MENU
klinika

Deklarata e ministrit italian

Salvini nuk ka më nevojë për Berlusconin?!

31.08.2019 - 13:35

Ministri i brendshëm i ekstremit të djathtë, Matteo Salvini, të premten përjashtoi mundësinë e krijimit të një koalicioni të ardhshëm të partisë së tij Lidhja me partinë ish-kryeministrit Silvio Berluskoni, Forza Italia.

Salvini dhe partia e tij kanë patur rezultate vërtet të mira në sondazhet e opinionit, por po nxirren jashtë koalicionit qeverisës me Lëvizjen Pesë Yje (M5S) për përpjekjen për të rrëzuar qeverinë.

“Unë u them miqve të Forza Italia që thonë se duhet të jemi aleat me Lidhjen… nuk kemi nevojë për asgjë apo askënd,” tha Salvini një tubimi në Conselve, jashtë Padova.

Salvini ishte pjesë e një koalicioni me Lëvizjen Pesë Yjet deri javën e kaluar kur Matteo Salvini, drejtuesi i Lidhjes,  tha se nuk e mbështeste më qeverinë dhe bëri thirrje për zgjedhje të reja. Pesë Yjet dhe Partia Demokratike hynë në negociata dhe pas disa ditësh bisedimesh të tensionuara, dy ish-armiqtë politikë të mërkurën në mbrëmje njoftuan se do të përpiqeshin të krijonin një koalicion nën udhëheqjen e Giuseppe Contes.

Presidenti i Italisë Sergio Mattarella të enjten ngarkoi Giuseppe Conten me detyrën e Kryeministrit për krijimin e qeverisë së re të koalicionit 5 Yje-PD.

Conte tha se ai do të çojë në qeveri që do të “përqendrohet në nevojat e qytetarëve dhe do të bëjë të gjithë krenarë që janë italianë”.

Salvini, tha ndër të tjerash të premten se bisedimet e vazhdueshme të koalicionit ishin “një spektakël i dobët” dhe i bëri thirrje Presidentit Sergio Mattarella të kërkojë të mbahen zgjedhje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Financimet e paligjshme nga Rusia

“Russiagate”, Conte i del në mbrojtje Salvinit

Përplasja mes koalicionit në pushtet

Conte sulmon Salvinin: I pabesë!