MENU
klinika

Koalicionet me PD

Dule ‘pajtohet’ me Idrizin nën ‘sqetullën’ e Bashës

14.09.2018 - 15:38

Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule ka takuar në selinë e Partisë Demokratike kryedemokratin Lulzim Basha. Para mediave, Dule ka komunikuar se me kreun e PD-së, Lulzim Basha, foli për çështje politike, ndërsa pyetjes së gazetarëve për daljen nga koalicioni opozitar, Dule tha se ka bashkëpunim me opozitën.

“Në një axhendë të tillë temat për diskutim ishin të shumta. Flasim për një axhendë politike aktuale jo për hamendësime. Ne kemi një profil të theksuar. Nuk besoj se ka hapësirë për interpretime. Vangjel Dule nuk ka asnjë kuptim nëse nuk është në shërbim të parimeve të partisë që përfaqëson. PDIU në radhë të parë ka prioritetet e veta dhe për aq kohë janë do të vijojë bashkëpunimi. Besoj se isha i qartë.”-tha Dule.

Takimi në selinë e PD-së, erdhi pasi Lulzim Basha i hapi derën një ditë më parë Shpëtim Idrizit të PBDNJ-së, i cili u largua nga koalicioni me Partinë Socialiste. Historikisht, Dule dhe Idrizi, kryetarë të dy partive të vogla nuk kanë qëndruar asnjëherë në të njëjtin koalicion politik.

Ndërsa Dule mbron interesat e minoritarëve grekë në Shqipëri, Idrizi ka të rrënjosur thellë në themelet e partisë së tij çështjen çame, të cilën Athina zyrtare nuk e ka pranuar kurrë.