MENU
klinika

Protestuesit bojkotojnë mësimin

“Po vjen fundi”, Kina paralajmëron Hong-Kongun

02.09.2019 - 13:51

Mijëra studentë në Hong Kong kanë bojkotuar ditën e parë të mësimit në një valë të re protestash, pas një fundjave të tensionuar të përplasjeve të dhunshme midis policisë dhe demonstruesve.

Mijëra studentë të veshur me helmeta, syze dhe maska , “uniforma” e protestave, u mblodhën në Universitetin Kinez të Hong-Kongut (CUHK), duke mbajtur parulla që shkruanin “Bojkot për liri”.

“Nëse nuk jeni skllav, mos veproni si një i tillë”, tha një grua e prezantuar vetëm me mbiemrin e saj Chiu, që u kërkoi studentëve të vazhdojnë të luftojnë për liritë e tyre. “Ne nuk duhet të heqim dorë, çfarëdo që të ndodhë,” tha Brian Cheung, 16 vjeç, i cili ka protestuar gjatë gjithë verës dhe doli për të mbështetur bojkotin.

Në një park nëpër qytet, jashtë selisë së qeverisë, qindra njerëz u mblodhën në solidaritet me studentët. Demonstruesit gjithashtu kanë bërë thirrje për një grevë në të gjithë qytetin të hënën dhe të martën.

Studentët e universitetit kërkuan një bojkot dy-javor derisa të përmbushen kërkesat e demonstruesve.

Të hënën, zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze, Geng Shuang, tha në një konferencë lajmesh se demonstratat në Hong Kong kishin “tejkaluar plotësisht fushën e lirisë së tubimit”. “Ata kanë evoluar në veprime ekstreme dhe të dhunshme,” tha ai, duke përsëritur mbështetjen e Pekinit për qeverinë dhe policinë e Hong-Kongut.

Në një editorial në gjuhën angleze të dielën, agjensia shtetërore e lajmeve Xinhua tha se “po vjen fundi për ata që përpiqen të antagonizojnë Kinën.

Lëvizja pro-demokracisë shënoi një fitore të rrallë të hënën kur një gjykatë rrëzoi një urdhër që ndalonte Agnes Chow, një aktivist dhe ish-udhëheqës studentor në protestat pro-demokraci në 2014, nga kandidimi për një vend në legjislaturën e Hong Kong-ut..

Zhvendosja e protestave në kampuset shkollore vjen pasi zyrtarët kinezë fajësojnë lëvizjen në programin arsimor liberal të qytetit.

Javët e fundit, Pekini ka kritikuar mësuesit dhe prindërit për mos nxitjen e vlerave atdhetare te studentët dhe bëri thirrje për një rregullim të sistemit arsimor të Hong Kongut, i cili përfshin tema të tilla si goditja e dhunshme e ushtrisë kineze ndaj demonstruesve në Sheshin Tiananmen në Qershor 1989.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kërkesa ende të paplotësuara

Hong-Kong/ Protesta të reja të premten