MENU
klinika

"Nëse ka mbetur sado pak..."

Komisoni hetimor mblidhet për shkarkimin e tij, reagon Meta

03.09.2019 - 14:01

Kreu i shtetit Ilir Meta ka dalë me një reagim, postuar në rrjetet sociale, ndërkohë që sot është mbledhur dhe ka zhvilluar punimet Komisioni Hetimor Parlamentar për shkarkimin e tij, propozuar nga mazhoranca qeverisëse.

Kujtojmë se reagimi i Presidentit, erdhi edhe ndërkohë që shumica në komisionet parlamentare rrëzoi katër dekretet e tij për privatizimet dhe koncesionet.

REAGIMI I PLOTË I KREUT TË SHTETIT ILIR META

Propaganda anti-President nuk ndihmon sundimin e ligjit që është kusht për çeljen e negociatave në 18 tetor nga Bashkimi Europian për vendin tonë. Spostimi i vëmendjes për momentin nga detyrimi për respektimin e dekretit në fuqi të 13 tetorit për zgjedhje gjithëpërfshirëse vendore nuk ndihmon për zgjidhjen e krizës, por ndihmon përshkallëzimin e saj. Kriteret e Kopenhagenit nuk janë shfuqizuar ende nga BE, ndaj respektimi i tyre është i pashmangshëm nëse ka mbetur sadopak vullnet politik për çeljen e negociatave ne 18 tetor. Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje!

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!