MENU
klinika

Fluturimi i parë

‘Lasgushi’ fluturon me ‘Air Albania’

15.09.2018 - 08:59

Pak çaste më parë është nisur nga Rinasi avioni i parë i Air Albania me emrin ‘Lasgushi’ dhe ata që e kanë bërë gëzuar, kanë qenë disa studentë të ekselencës që do të udhëtojnë drejt Stambollit.

Ai që i ka përcjellë ka qenë kryeministri Edi Rama, i cili ka mbajtur edhe një fjalim të shkurtër para nisjes.

“Meritoni vëmendje për shembullin tuaj. Erdha vetëm që të përcjell grupin tuaj dhe jam i bindur që jeni këmba më e mbarë që mund të gjendej në këtë vend për kompaninë tonë të flamurit. Jo më kot na shkoi mendja te ju. Lasgushi është i gjithi i juaji”, tha kryeministri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN