MENU
klinika

Ja çfarë rreziku i kanoset

Sarri ka një problem të madh/ Juventusi ‘minë me sahat’!

06.09.2019 - 18:37

Maurizio Sarri nuk është aspak i kënaqur nga mënyra se si Juventusi lëvizi në merkaton sa i përket largimeve dhe kjo gjë rrezikon që t’i kthehet në bumerang gjatë sezonit.

Trajneri bardhezi, që ka kaluar probleme shëndetësore dhe nuk ka qenë i fokusuar aq sa duhet, nuk e ka pritur mirë faktin se duhet të linte jashtë emra big si Emre Can dhe Mandzukic për listën Champions.

Madje, ishte edhe me pak fat, sepse nëse Chiellini nuk do të ishte dëmtuar dhe jashtë deri në mars 2020, do të duhej t’i shtonte listës edhe një tjetër emër të madh.

Paratici ka gabuar jashtë mase dhe sipas medieve pranë ambjentit bardhezi, tashmë ish-trajneri i Chelseat duhet të bëjë llogaritë me një grup prej thuajse 20 titullarësh, nga të cilët 9 duhet të qëndrojnë në stol.

Por, nëse te Napoli kjo gjë ishte normale dhe flitej për emra jo të mëdhenj, që nuk krijonin atmosferë negative nëse nuk luanin, në Torino rrezikon që të përçajë grupin dhe përgjegjësia tashmë është e madhe.

Rasti “Emre Can” është këmbanë alarmi, pasi vetëm 2 apo 3 herë në 20 vitet e fundit kishte ndodhur që te Juventusi një futbollist të dilte hapur kundër klubit dhe duke shprehur pakënaqësitë.