MENU
klinika

Problemet shëndetësore

Sarri humb startin dhe përballjen me të shkuarën

23.08.2019 - 10:46

Maurizio Sarri nuk do të jetë në pankinë e Juventusit për dy ndeshjet e para që bardhezinjtë do të luajnë në sezonin e ri, që janë konkretisht dy ndeshjet e ‘Seria A’ kundër Parmës dhe Napolit.

Arsyeja është se trajneri Italian po kalon një problem shëndetsor në mushkëri, me mjekët të cilët e kanë diagnostifikuar me pneumoni.

Për këtë arsye klubi kampion i Italisë me anë të një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar zëvendësin e Sarrit që do të drejtojë ekipin në këto ndeshje.

Ai do të jetë Giovanni Martusciello, trajneri i dytë i ekipit dhe njëkohësisht ndihmësi i Sarrit.

Në dy sezonet e mëparshme Martusciello ka qenë ndihmësi i Luciano Spalletti-t te Inter, ndërsa më herët ka patuar me Sarri-n te Empoli.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak