Ditët në vijim, Apple pritet të prezantojë modelin e ri të iPhone, diçka që edhe fansat po e presin me padurim. Si gjithmonë, pritet që gjigandi i smartfonëve të jetë tradicional, mirëpo disa detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me versionin e ri.
Mendohet se iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max do të ketë ngjyrën Aura, ndryshe nga versionet e tjera të mëparshme.
Mirëpo mediat shkruajnë se kjo ngjyrë e re që pritet të përdorë Apple është përdorur më parë dhe është e ngjashme me atë që ka përdorur Samsung për Galaxy Note 10
Përveç kësaj sipas Mobile Fun, iPhone 11 do të jetë edhe në pesë ngjyra të tjera; jeshile, blu, e verdhë, e kuqe dhe vjollcë. Apple do të zbulojë iPhone-in e ri në një event në kampusin Cupertino të martën më 10 Shtator.