Që kur qeveria luftarake e kryeministrit hungarez erdhi në pushtet në vitin 2010, në mënyrë të vazhdueshme ka dëmtuar sundimin e ligjit në vend dhe ka sfiduar disa nga vlerat thelbësore të BE.
Për vite me radhë, Brukseli mbeti në pikëpyetje se çfarë duhet të bëjë, nisur nga fakti që partia e Orbanit, Fidesz, është anëtare e grupit politik të Partisë Popullore Evropiane (EPP), e cila përfshin gjithashtu partinë e Angela Merkel, brenda Parlamentit Evropian.
Jo më larg se këtë javë, më shumë se 2/3 e deputetëve të parlamentit votuan për të nisur një proces të sanksionimit të Hungarisë sipas nenit 7 të Traktatit të Lisbonës për shkelje potencialisht të normave demokratike, hera e parë që një veprim i tillë merrej.
Në një deklaratë shoqëruese, deputetët e parlamentit thanë se qeveria e Orbanit përbënte një “kërcënim të vazhdueshëm” për demokracinë dhe sundimin e ligjit.
Masa e pashembullt erdhi pas një raporti nga eurodeputetja hollandeze Judith Sargentini, e cila jepte ne detaje problemet e Hungarisë së Orbanit, që nga mungesa e pavarësisë së gjyqësorit, liritë e shkelura të medias dhe liritë akademike, keqtrajtimi i emigrantëve dhe korrupsioni i përhapur.
Që të vendosen sanksionet, udhëheqësit e 27 shteteve të tjera anëtare të BE do të duhet të bien dakord kolektivisht ndaj një dënimi të tillë. Perspektivat e kësaj janë të pakta, duke pasur parasysh se Polonia ka premtuar se do ta mbështesë Hungarinë.
Dhjetorin e kaluar, Komisioni Evropian nisi procedurën e nenit 7 kundër Polonisë, kryesisht për shkak të shqetësimeve për sundimin e ligjit.
Një total prej 115 anëtarësh të bllokut të EPP votuan kundër qeverisë së Orbanit dhe vetëm 57 votuan për ta mbështetur atë, me 28 abstenime.
Veçanërisht, Manfred Weber, udhëheqësi i PPE në Parlamentin Europian dhe kancelari austriak Sebastian Kurz, partia e të cilit ka formuar një qeveri koalicioni me të djathtën ekstreme, e mbështetën masën për të penalizuar Orbanin.
Kryeministri hungarez ka pësuar evolucion nga një politikan konvencional i qendrës së djathtë në një politikan të akuzuar për fanatizëm dhe mospërfillje të sundimit të ligjit.
Muajt e fundit, ai ka patur marrëdhënie të mira me ministrin e brendshëm të Italisë Matteo Salvini dhe Steve Bannon, i cili tani është angazhuar me lëvizjet ekstreme.
Jo çuditërisht, Orban është sfidues përballë sanksioneve të mundshme.
Ky është rasti i parë në historinë e Evropës, ku një komunitet i dënon rojet e veta kufitare, i tha ai Parlamentit Evropian.
Për sa i përket thirrjes që Fidesz, të përjashtohet krejtësisht, Orban ka thënë se fare lehtë mund të formojë një bllok të ri të së djathtës ekstreme.
Marrëdhëniet e ngrohta me udhëheqësin polak Jaroslaw Kaczynski dhe ministrin Mateo Salvini mund të jetë një shenjë se një front i tillë mund të formohet.
Beteja e Orbanit me Europën është larg nga e kaluara dhe sapo ka nisur nga e para.