MENU
klinika

"Mos ndërhyni për..."

“74 vende të lira pune”, Artan Lame apel të fortë deputetëve

11.09.2019 - 11:13

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, njoftoi sot se janë hapur 74 vende të reja pune për profesionistë, në rang vendi.

Në një deklaratë për mediat, ndërsa njoftoi edhe se ka përfunduar faze e riorganizimit të Kadastrës, Lame bëri edhe një apel të fortë, duke iu drejtuar të afërmve, deputetëve e ministrave, që të mos ndërhynë për punësime.

Sipas Lames në Kadastër duhet të rritet ndjeshëm profesionalizmi në fushat e caktuar. Vendet e punës konkretisht janë hapur për profesionet si Inxhinier ndërtimi; Arkitekturë; Urbanistikë; Gjeoinformatikë; Gjeodezi dhe Topografi.

Ka mbaruar faza e parë të riorganizimit të Kadastrës. Kemi ulje drastike të 4 muajve të fundt të numrit të ankesave. Mbyllja e procesit të riorganizimit hap dyert për procesin e radhës. Sfidat e tjera janë hartografia e vendit dhe ngritja e nivelit profesional të punonjësve tanë. Me keqardhje për fatin personal të secilit, deklaroj se reforma do të vijojë. Po lajmëroj hapjen e garës për punësimin e 74 specialistëve në rang Republike. Djemtë e vajzat që kanë vullnet për punë të vijën të konkurrojnë. I lutem të gjithëve, miqve, të njohurve, të afërmve, kushërinjve, deputetëve, ministrave, ish-ministrave, të majtë e të djathtë që vijnë pafund te unë, mos më ndërhyni për punësime, ne duam profesionistë”, tha Lame.